Google search engine
Home Politike Drejtesi SPAK merr vendimin zyrtar/ “FBI-ja shqiptare” do të drejtohet nga Aida Hajnaj

SPAK merr vendimin zyrtar/ “FBI-ja shqiptare” do të drejtohet nga Aida Hajnaj

0
352

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kush do jetë në krye  të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zyrtarisht mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare; Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret.

Por edhe pa u shpallur emri i fituesit të garës, procesi ka ngjallur reagime. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka disa ditë më parë në një konferencë për shtyp tregoi se fituesi ishte i parashikuar dhe ishte Aida Hajnaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here