Google search engine
Home Aktualitet Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, ja çfarë...

Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, ja çfarë kërkon nga qelia

0
372

Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se kallëzimi vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit.

Aktualisht Safet Bajri, i dënuar për llogari të Belgjikës, është duke vuajtur dënimin në Burgun e Fierit.

Siç mëson gazetarja Lala, Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here