Google search engine
Home Politike Drejtesi Çështja “Tahiri”/ Avokati Maks Haxhia bën lëvizjen e fundit

Çështja “Tahiri”/ Avokati Maks Haxhia bën lëvizjen e fundit

0
403

Çështja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në dyert e Gjykatës së Lartë.

Avokati Maks Haxhia do të ankimojë vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit për të kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e Tahirit në dhomë këshillimi dhe më pas do të vendosë nëse do të kthejë çështjen për rigjykim ose jo.

Hetimi për ish-ministrin Saimir Tahiri ka nisur në tetor të 2017 kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme, pas arrestimit të grupit Habilaj në Itali.

Më pas dosja kaloi për hetime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Prokurori Besim Hajdarmataj të cilit i ra “shorti” për të hetuar çështjen Tahiri, mori ish-ministrin e brendshëm të pandehur, dhe kërkoi që ti hiqej imuniteti.Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, më 19 shtator të 2019-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here