Google search engine
Home Aktualitet Akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve/ dënohet me 3 vite burg 37-vjeçari Roland...

Akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve/ dënohet me 3 vite burg 37-vjeçari Roland Kryemadhi

0
295

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite burg Roland Kryemadhin, i cili akuzohet për keqtrajtim të fëmijëve të tij.

Gjithashtu, gazetarja Klodiana Lala raporton se është dënuar me 24 muaj me kusht edhe bashkëshortja e tij, Besarie Kryemadhi.

Kujtojmë se Roland Kryemadhi u arrestua pak muaj më parë, në një aksion policor në Kamëz, ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi 37-vjeçari doli me armë në tarracë dhe kërkoi uniformat blu se do t’i vriste. Çifti Kryemadhi nuk i shkollonin fëmijët, për shkak të besimit fetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here