Krerët e Bashkimit Evorpian kanë arritur marrëveshjen historike për rimëkëmbjen ekonomike, pas bisedimeve dhe debateve maratonë për katër netë me radhë.
E gjithë paketa arrin shifrën e 1,8 bilionë eurove, prej tyre 1074 euro janë planifikuar për buhetin shtatëvjeçar të BE dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve, që do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndonëse akoma nuk janë bërë publike detajet.
Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishin parashikuar 2 ditë, por që zgjatiën 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.
Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, paraqiti një propozim të ri, i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.