Google search engine

    Të dënuar për vjedhje me armë/ OFL iu çon formularët 4 kuksianëve

    0
    408

    Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Kukës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve.

    Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

    Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

    Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

    Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

    Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

    OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here