Ditën e sotme Fjoralba Ponari ka vendosur ta kalojë duke biseduar me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Moderatorja e njohur ka marrë pyetje të shumta, por njëra prej tyre e ka irrituar aq sa ajo vendosi të reagonte në mënyrën më të ashpër.
Dikush prej ndjekësve e ka pyetur “Ku e ke bosin e madh” dhe Fjoralba i ka kthyer përgjigjen e merituar.
“I thashë të kalonte nga shtëpia jote që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipik i një shqipoje ky!”, ka shkruar moderatorja.
Fjoralba është treguar gjithmonë shumë e ashpër me ata që mendojnë se pas vajzave të suksesshme qëndron një burrë i pasur dhe me siguri kjo përgjigje e fundit ju ka mbyllur gojën të gjithëve.











































