Shkarkohet nga detyra prokurorja e Apelit të Korçës

0
373
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren pranë Prokurorisë së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqin, pasi nuk plotësoi kriterin e justifikimit të pasurisë dhe atë të integritetit personal.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit, Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Roland Ilia pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi pasi nuk arriti të justifikojë pasurin dhe integritetin e figurës.

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi u përball me 30 qershor 2020 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetje për tre kriteret e rivlerësimit.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore e Apelit të Korçës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here