Shumë të komentuar dhe të dashur nga publiku, aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku dhe Egli Tako që e zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas. Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momentet e tyre pikante të veshura me nota humori.
Por dje, e dashura e tij, Egli, na ka bërë të qeshim me videot e shpërndara në Instastory. Videot janë shkëputur nga videoklipi i ri që po xhiron aktori, i cili shihet mbi një jaht me disa vajza.
‘Ah, Olsi Bylyku për ty paska qenë jeta mor djalë. Ma bëre jetën si deshe, bravo bravo”,- thotë Egli, ndërkohë Olsi ia kthen: “Faleminderit, faleminderit!”.











































