Google search engine
Home Aktualitet Vrasja e dyfishtë në Laç/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Bujar Lika...

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, i plagosur mbeti edhe atentatori

0
344

Janë bërë publike pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Ishte Eduart Lamaj ai që planifikoi atentatin, duke rekrutuar dhe tre të tjerë.
Eduart Lamaj, vec rrëfimit që tregon se si veshi një mushama të zezë me mbishkrimin policia ka kundër vetes edhe një sërë kamerash që tregojnë sekondë pas sekonde veprimet e katër të rinjve që hyjnë në parkim

Siç ai rrëfen sapo hyri në lokal siç edhe shfaqet në këtë kamera, tre shokët e tij me të Oltion Vlashi, Klaudio Pepkola dhe Ilir Lika qëndruan jashtë. Por pasi Eduart Lamaj hap zjarr siç shfaqet në këtë kamera sigurie, ai shtrihet për tokë pasi mbetet i plagosur.

Eduart Lamaj do të vazhdojë të mbahet në spitalin ushtarak pas vendimit të gjykatës së Kurbinit qe ja komunikoi masën në spital. Por ndërkohë në spital mbahet edhe një tjetër i plagosur gjithashtu nën masë sigurie arrest me burg për të njëjtat rrethana që Eduart Lamaj i pranon se është ai autor i krimit të dyfishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here