Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar totalin në 2590.
Qytetin me numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19 është Prishtina, me 44 raste të reja.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.
Me tre viktimat e sotme, numri i përgjithshëm i fataliteteve ka arritur në 48, që sipas IKSHPK-së kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.









































