“Rrezikohen të dhënat tuaja”/ Yuri Kim shpërndan njoftimin e DASH që i jep goditjen e fortë kompanisë kineze

0
398

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat Huaëei, sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.

Në postim në Tëitter ambasadorja, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën e telekomunikacionit. Më deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se marrëveshjet e Huaëuei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G.

Shembuj përfshijnë Çekinë, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huaëei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.

“Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t’i besojnë të dhënat, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo Partisë Komuniste Kineze. E mbyll njoftimin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here