Zbardhen emrat e tre bashkëpuntorëve të Eduard Lamajt, të shpallur në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç më 30 maj.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola janë tre personat të cilët së bashku me Eduard Lamajn ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergji Marku.









































