Janë zbardhur të tjera detaje nga vjedhja e Kasafortës së Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR).
Mësohet se në kasafortë kanë qenë rreth 509 mije lekë. Dyshimet janë se autorët kanë pasur informacion për zyrën ku ndodheshin paratë. Nga ana tjetër paratë janë tërhequr nga personat përgjegjës pasditen e djeshme duke mos lënë shuma të mëdha.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.









































