Google search engine
Home Politike Drejtesi Tahiri në pritje/ Zbardhet çfarë vendosi Gjykata për Saimir Tahirin

Tahiri në pritje/ Zbardhet çfarë vendosi Gjykata për Saimir Tahirin

0
342

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku do të jepej vendimi nga Gjykata. 

Por Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për Saimir Tahirin. Mësohet se vendimi për Tahirin do të jepet më datën 26 qershor në orën 13:00.

Sakaq, bëhet me dije se ka qenë trupa gjykuese që ka kërkuar kohë për marrjen e një përfundmi. Kjo është e disata herë, që Apeli  ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.

Më e fundit ishte gjatë seancës së mbajtur para 14 ditësh. Më herët për shkak të pandemisë, më tej në 28 Maj është shtyrë për arsye se ish-ministri nuk ishte lajmëruar në mënyrën e duhur.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here