Largohet nga posti pas marrëveshjes për Zgjedhoren/ Biba: Marrëveshje politike për t’i dhënë garanci opozitës që ajo të futet në zgjedhje

0
311

Për Denar Bibën është hera e tretë që një marrëveshje për të shuar një konflikt politik, i kushton mandatin si anëtar i KQZ-së.

“Më është dashur disa herë të jap dorëheqjen në këtë institucion për tu rikthyer sërish. Thuajse është një cikël i përfunduar dhe praktikisht mandati im mbaronte në fund të këtij viti, kështu që disa muaj më pak në këtë pikë nuk ndryshojnë asgjë”, shprehet Biba.

Por a ndihet njeriu që ka përfaqësuar më gjatë socialistët në KQZ i tradhtuar nga Edi Rama?

“Në marrëdhëniet publike nuk funksionohet përmes këtyre besave kanunike legjendare. Nuk ka një diçka të tillë”, thotë ai.

Pakti i 5 qershorit, edhe për nënkryetarin në largim të KQZ-së, nuk është një reformë.

“Ishte një marrëveshje politike për t’i dhënë garanci opozitës që ajo të futet në zgjedhje.”, deklaron Biba.

Formula e re e KQZ-së, për Denar Bibën është një makiazh mbi skeletin e vjetër. “Për të prezantuar një format të ri të KQZ-së, i cili është akoma më politik nga ky i pretenduari që është sot. Besoj se do të funksionojë. Jemi ekzaktësisht atje ku kemi qenë, vecse nuk do të paguhen 7 individë por do të paguhen 12”, shprehet ai.

Pavarësisht se KQZ më herët ka dështuar të përdorë teknologjinë në zgjedhje, Biba thotë se, nëse nuk vonohet miratimi në Kuvend i Kodit të ri Zgjedhor, identifikimi biometrik mund të realizohet.

“Nëse Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve do të formatohet sa më shpejt të jetë e mundur, unë besoj se ka kohë deri në pranverën e ardhshme për të realizuar identifkimin biometrik përmes shenjave të gishtave”, thekson ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here