Google search engine
Home Politike Drejtesi Gazetarja e pyet për ‘ethet’ e së premtes/ Tahiri: Edhe ju më...

Gazetarja e pyet për ‘ethet’ e së premtes/ Tahiri: Edhe ju më duheni, do jetë një vendim i…

0
299

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi doli nga Gjykata e Posaçme e Apelit ka bërë batuta me mediat.

Teksa shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia, Tahiri iu drejtua duke qeshur gazetarëve; “Edhe ju na duheni!” (Qesh). Kur gazetarja Klodiana Lala e pyeti Tahirin nëse ‘vijon ethet’ për ditën e premte, ish-ministri tha; “Nuk kam ça të them. Të premten është vendimi i fortë. Nuk kam ca të them”.

Ndërkohë që ai u mor me një simpatizante të tij, që e ndjek në çdo seancë, e cila kishte veshur një bluzë ku shkruhej se Tahiri ishte i pafajshëm. “Po me këto bluza?!”, ndërsa gruaja iu përgjigj; “Të hëngsha zemrën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here