Një operacion policor është zhvilluar në mbarë Berlinin, raportojnë mediat gjermane. 11 prona u bastisën. Specialistët gjetën karta identiteti dhe pajisje të tjera për manipulimin e dokumenteve zyrtare.
Një shqiptar 38-vjeçar u arrestua, bëri të ditur policia. Përveç kësaj, u gjetën edhe 100 mijë euro në cash.
Objektivi kryesor i grupit ishin shqiptarët që vinin në Gjermani kryesisht si turistë me autobusë ose avionë.
Më pas aty pajiseshin me dokumente false dhe dërgoheshin për në Britaninë e Madhe.









































