Regjisori Edmond Budina ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se refuzon të kryejë një tampon të dytë për Covid-19, pasi dyshon se mund të infektohet nëpërmjet tamponit.
”Dyshimin e kam sepse ata tentuan të vrisnin njerëz brenda në teatër, ç’ju prish një Edmond Budina më shumë ose më pak. Unë sot jam nesër jam, nuk ka rëndësi. Kur interesat janë kaq të mëdha, miliona euro në truallin e Teatrit Kombëtar, unë çdo gjë mund të pres. Nuk më duket fare e çuditshme që mund të ndodhë kjo gjë”, tha ai për Ora News.










































