Google search engine
Home Politike Vota e emigracionit/ Gjiknuri: Çdo emigrant i regjistruar në gjendjen civile mund...

Vota e emigracionit/ Gjiknuri: Çdo emigrant i regjistruar në gjendjen civile mund të votojë me postë

0
359

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri tha se për këtë proces do mund të votojnë me anë të postës çdo emigrant që duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

“Ashtu siç tha dhe kryeministri reforma zgjedhore u zhvillua në një kontekst disi të vështirë politik pasi dihet që dialogu me opozitën kishte kohë që mungonte dhe për votën e emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që të bëhet e mundur, nisur nga legjislacioni aktual, që parashikon që votimi të kryhet përmes një regjistrimi paraprak të të dhënave pra që të kenë dhënë adresat e atyre, pra infrastruktura është gati, votimi me postë dhe elektronikisht , prandaj vendosëm tja delegojmë KQZ sepse ne nuk ishim në gjendje të vendosnim si do funksionojë kjo gjë.

Pra çdo emigrant që është i regjistruar me banesë, do ketë mundësi të votojë nëpërmjet postës. Kjo është situata, pra çdo emigrant duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, vota do llogaritet në qarkun e Tiranës sepse ashtu funksionon”, shpjegoi Gjiknuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here