Google search engine
Home Rajoni Kosova Rrëzon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës rikthen të ikurit

Rrëzon Kurtin/ Kryeministri i Kosovës rikthen të ikurit

0
350

Qeveria e Kosovës propozoi që Izedin Bytyçi të rikthehet si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës. Këtë propozim e ka bërë Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Duke pasur parasysh vlerësimet vjetore të performancës së Idezin Bytyçit në ish-ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkoj aprovimin për ricaktimin e tij si sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha Abrashi në këtë mbledhje qeverie.

Në këtë mbledhje u mor vendimi që edhe Durim Recaj të rikthehet në pozitën e tij si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu edhe Ekrem Kastrati, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës, tani me vendim të qeverisë është emëruar në postin e Kryeinspektorin të Inspektoratit të Punës.

Këto propozime u miratuan me vota unanime në mbledhjen e sotme të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here