Krisja e marrëdhënies mes princave britanikë William dhe Harry, në 18 muajt e fundit, e ka bërë atë konfliktin më të thellë mes një trashëgimtari dhe një pretendenti për fron në një gjeneratë. Kështu thuhet në një libër shpërthyes që pritet të zbulojë sekretet e Oborrit.
Biografi Robert Lacey, një konsulent historik për “The Crown” në “Netflix”, si dhe autor i “Majesty”, një studim mbi mbretëreshën Elizabeth, i vitit 1977, ka shkruar “Battle of Brothers; William and Harry-The friendship and dhe Feuds”, që pritet të dalë në tetor.
Ai tha se si ishte befasuar dhe ndonjëherë iu mbushën sytë me lot nga detajet e krisjes që u shfaqën gjatë kohës kur po hulumtonte konfliktin.
Libri eksploron konfliktet që shfaqen si rezultat i trashëgimisë dhe dinamikës së rezervuar që përshkon aristokracinë britanike dhe pretendon se ‘farat e dëmit u mbollën’ kur u zbulua detaje të martesës së prindërve të William dhe Harry.
Libri zbulon gjithashtu se si marrëdhëniet midis dy vëllezërve janë ndikuar nga gratë e tyre – Kate Middleton dhe Meghan Markle, të dyja 38 vjeçe – dhe pretendon të ofrojë më shumë detaje se pse dukët e Sussex zgjodhën të braktisnin familjen mbretërore dhe të lëvizin në Los Anxhelos me djalin e tyre Archie.
Në një njoftim për shtyp, Lacey tha: ‘Këta dy vëllezër, dikur të pandarë dhe tani të ndarë nga shumë më tepër sesa distanca e thjeshtë, kanë vepruar përtej kontradiktave të fëmijërisë së tyre dhe madje edhe para kësaj, në martesën e pafat për prindërit e tyre.
Ai shtoi se shkrimi i librit ishte njëkohësisht ‘i dhimbshëm dhe tërheqës’, duke pranuar: ‘Jam mahnitur dhe ndonjëherë më janë mbushur sytë me lot nga detajet dhe vështrimet e freskëta që kam zbuluar gjatë studimit të kësaj historie të konfliktit në familje”.









































