Google search engine
Home Bota Italia drejt fitores ndaj koronavirusit/ Shënohet shifra më e ulët e viktimave

Italia drejt fitores ndaj koronavirusit/ Shënohet shifra më e ulët e viktimave

0
292

Emergjencat Civile njoftuan për 23 viktima nga koronavirusi në 24 orë në Itali, duke e bërë kështu nivelin më të ulët që nga marsi, fillimi i shpërthimit të pandemisë.

Në Lombardi pati 3 viktima, ndërsa dje ishin 13. Numri total i viktimave në Itali arriti në 34.657.

Rastet e reja ishin 218, duke e çuar totalin në 238.720. Pati një rënie të lehtë ndaj një dite më parë, 224, 143 ndër të cilat ishin në Lombardi, deri tani rajoni më i prekur nga Covid-19.

Në rritje janë dhe rajonet që nuk shënojnë asnjë shifër të virusit, shtatë deri tani, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Sicilia, Sardegna, Umbria, Valle d’Aosta e Basilicata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here