Google search engine
Home Aktualitet Ndërhyri në sherr për të mbrojtur vëllanë, kush është i riu në...

Ndërhyri në sherr për të mbrojtur vëllanë, kush është i riu në Vlorë që humbi jetën pas goditjes me thikë

0
367

I riu që shihni në foto është viktima në Vlorë, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë pas një sherri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të ditës se djeshme në zonën e Pyllit të Sodës. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar foto të 25-vjeçarit Aleksandër Petanaj, i cili pas një sherri me një grup të rinjsh, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në zemër.

Ndonëse mjekët tentuan ta mbanin në jetë, ai ndërroi jetë. Mehmeti bën me dije për se gjithçka kishte nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here