Google search engine
Home Aktualitet Goditet me thikë në zemër/ Vdes tragjikisht 25-vjeçari në Vlorë

Goditet me thikë në zemër/ Vdes tragjikisht 25-vjeçari në Vlorë

0
389

Tragjik ka rezultuar fati i një të riu në Vlorë, i cili ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se viktimë ka mbetur 25-vjeçari Aleksandër Petanaj.

Mësohet se mes tij dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.

Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here