Ish-kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala është marrë nën hetim nga SPAK si i dyshuar për korrupsion.
Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me datë 18 Qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.
Ish-kreybashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai.
Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anuluar
Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.
Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.
Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.
Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.








































