Google search engine
Home Aktualitet Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Policia e shoqëron forcërisht, Shullani: U...

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Policia e shoqëron forcërisht, Shullani: U pyeta dhe dola piva kafe me hetuesin, po ta dija ku ishte kufoma do jua çoja familjarëve

0
402

Një ditë më parë, është shoqëruar forcërisht nga policia, Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, i cili u rrëmbye me më 17 janar 2020, ndëra ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se, Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Nikoll Shullanit: Kam ardhur vetë me dëshirë, nuk jam shoqëruar me forcë. Në dëshmi më është kërkuar që të shpjegoj për familjen që kam shkuar të nxjerr oengun. Nuk më është kërkuar të vij më. Hetuesja më tha që e kreva me këtë. Më pyetën se ku kam qenë, me kë kam qenë dhe kaq sa kam shpjeguar. Nuk kam më tepër informacion se ç’kam deklaruar në media. Më tha hetuesi që a di gjë se ty të besojnë njerëzit, a di gjë se ku ëeshtë kufoma. Po ta dija ku është kufoma, të merrja ty tani e të çoja. Ku di gjë unë ku është kufoma. Unë s’kam kontaktuat fare me familjen Prenga. Ata janë në Angli dhe vazhdojnë me punët e tyre. Askush nuk i ka shqetësuar në Britaninë e Madhe. Jam i gatshëm të vij sa herë të duhem. Qëndrova nja një orë në hetuesi dhe më pas dolëm pimë kafe bashkë me hetuesin. Më thanë që ty të besojmë njerëzit dhe duhet të na tregosh. I thashë, më vjen keq për këtë që po dëgjoj, por nuk di gjë sepse do ua kisha çuar familjes. Jam përpjekur të pajtoj gjaqet por s’ka pasur rezultat. Gjendja është e acaruar, sepse u kanë mbytur vëllanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here