Arrestohet ditën e sotme i shumëkërkuari nga policia që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën.Bëhet me dije se është vënë në pranga Martin Gentian Bleta.
Pak muaj pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre re të Jan Prengës në zonën e Shijakut, si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani, mësohet të jetë arrestuar një prej rrëmbyesve të dyshuarve.
Jani prenga u mor peng në janar 2020 në zonën e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.
Mësohet se vëllai i tij kishte rolin e korrierit në grupin e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë, prandaj i morën peng të vëllanë në Shqipëri.








































