Google search engine
Home Aktualitet Ndarja nga jeta e ‘Dajës’ që akuzohej se organizoi grabitjen spektakolare në...

Ndarja nga jeta e ‘Dajës’ që akuzohej se organizoi grabitjen spektakolare në Rinas, flet djali i tij dhe hedh akuzat e rënda: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje!

0
371

Dardan Hajdini djali i Ragip Hajdinit, ka folur për vdekjen e të atit, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë i akuzuar si një nga grabitësit në aeroportin e Rinasit.

Në emisionin ‘Shqipëria live’ ai është shprehur se babai i tij ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës që i është bërë në burg.

Ai është shprehur se familja e tij kërkon drejtësi dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Dardan Hajdini tha se ata e kanë takuar të atin pas operacionit që kishte kryer dhe ishte në gjendje shumë të rënduar. Djali i të ndjerit theksoi se babai i tij ishte i pafajshëm.

“Pas operacionit e kemi takuar me praninë e doktorit. Gjendja e tij ishte e rënduar, i ka pasur ditët e fundit, gjendja ishte e rëndë. Ne kemi ditur që në fillim se ai ishte i pafajshëm. Nuk e patëm rastin me qenë afër në ato momentet e fundit. Edhe nëse kishte një pososi ne nuk patëm rastin ta dëgjonim. Sa ka qenë në burg ka thënë se do pres gjyqin edhe do dal se nuk ka asnjë provë, jam i pafjshëm,” u shpreh djali i Ragip Hajdinit.

Në emision ishte i ftuar edhe avokati i Ragip Hajdinit, Baftjar Rusi. Rusi tha se institucioni i burgut nuk është kujdesur aspak për shëndetin e tij.

“Nuk ka pasur trajnimin minimal. Ka thënë shikojini deri në fund kësaj çështje se unë po mbaroi. Mua nuk ma mundësuan takimin 3 herë, me justifikim se nuk lejohet pasi duhej një autorizim. Kemi bërë disa herë kërkesa për zëvendësimin e masës. Kemi të drejtë që të jemi në këtë pozicion dhe është e drejta e familjarëve për të kërkuar këtë të drejtë. Ky person vdiq për shkak të neglizhencës. Ky person është mbajtur dy muaj në paraburgim. Cilat ishin arsyet që u neglizhuan në atë formë,” u shpreh avokati.

Kujtojmë që disa ditë më parë ndërroi jetë  në spital, Ragip Hajdini 50 vjeç i njohur me emrin “Daja”, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit të 2019 në aeroportin e Rinasit. 50 vjeçari Hajdini, nga grupi hetimor u konsiderua si një nga ideatorët e grabitjes. Por ai nuk e ka pranuar kurrë akuzën duke thënë se nuk është ai ‘daja’ i grabitjes edhe pse ka një nofkë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here