Një ditë pasi e ëma e saj u përball me Vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u konstatuan probleme të shumta me pasurinë dhe me figurën, ka ardhur dhe reagimi për herë të parë i Rudina Hajdarit. Teksa ka qenë në një studio televizive, deputetja Hajdari është pyetur se çfarë komenti kishte në lidhje me pretendimet se gjyqtarja Fatmir Hajdari kishte probleme me pasurinë.
Rudina Hajdari theksoi se kjo është një çështje e drejtësisë, dhe ajo si vajzë shpresonte që Fatmira të konfirmohej në detyrë.
“Mamaja ime është para drejtësisë si çdo gjyqtar tjetër, dhe uroj ta kalojë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Unë si vajza e saj i uroj çdo të mirë… por siç e thashë kjo është një çështje e drejtësisë”, tha deputetja Hajdari.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Fatmira Hajdarit iu konstatuan probleme të shumta me pasurinë, ku kishte ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, apo kishte fshehur deklarimin e disa tokave dhe apartamenteve banimi, ndërkohë që iu vu në dukje dhe refuzimi i vizës amerikane.








































