Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj është shkarkuar nga detyra se nuk deklaroi pasurinë.
Për disa muaj ai qëndroi drejtor i krimeve dhe zv.drejtor në kohën kur ishte drejtoreshë Donika Prela.
Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor të vitit 2019.
Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.










































