Google search engine
Home Aktualitet Atentati mafioz ndaj Hekuran Billës që tronditi kryeqytetin/ Grupi hetimor hedh një...

Atentati mafioz ndaj Hekuran Billës që tronditi kryeqytetin/ Grupi hetimor hedh një tjetër hap, ja çfarë i kanë dërguar Belgjikës dhe Mbretërisë së Bashkuar

0
342

Grupi hetimor i cili po përpilon dosjen e vrasjes së Hekuran Billës më 11 qershor në “Komunën e  Parisit” në Tiranë i kanë dërguar letërporosi në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të mësuar më shumë lidhur me 40 vjeçarin nga Kukësi.

Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet për vrasjen Në kërkim policor është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.

Një pistë tjetër që policia po heton për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit është dhe ajo e konflikteve pasi 40-vjeçari është akuzuar për përfshirje në një grup prostitucioni në Belgjikë. Kjo lidhet dhe faktin që i ndjeri 5 ditë para vrasjes është kthyer nga Belgjika.

Prandaj prokuroria kërkon të dijë më shumë nga autoritetet belge detaje për këto grupe kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here