OFL i ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë, Kastriot Jaupajt i cili është një personazh i krimit i njohur në qytetin e Beratit
Ai akuzohet se ka vrarë komisarin e ndjerë Ilir Ngresi më 30 dhjetor 2000, natën e ndërrimit të viteve teksa ky i fundit po pinte kafe.
Vrasja e komisarit ka ardhur pasi ky i fundit ka dëshmoi kundër Lulzim Cakës për sulmin që ky kreu ndaj një postblloku policie ku u rrezikua edhe jeta e Negresit.
Lulzim Caka i cili është dhe shoku i Kastriot Jaupaj (vrasësit të komisarit), u dënua me 25 vite burgim për sulmin ndaj postbllokut të policisë.
Por kjo dëshmi kundër të tmerrshmit të Beratit i kushtoi komandantit Ilir Ngresi jetën.
Në shenjë hakmarrje për mikun e tij Kastriot Jaupaj organizoi eliminimin e komisarit në natën e ndërrimit të viteve, kur qetësia e qytetit u trazua nga një breshëri automatiku.
Ilir Ngresi ndërkohë që po pinte kafe u rrëzua përtokë, dhe nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra nga breshëria e plumbave.
Ndonëse duhet thënë se ky nuk ishte një ekzekutim i papritur i komisarit pasi Kastriot Jaupaj ishte betuar që do ta vriste, madje i kishte dërguar lajmin e kobshëm atij dhe familjes së tij.









































