Enver Çaushi pronari i kompleksit që u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Yrshek të Tiranës, ka deklaruar menjëherë në polici në lidhje me ngjarjen.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka treguar se nuk ka konflikte me njeri dhe se sipas tij është ngatërruar objektivi.
Shënjestra dyshohet se mund të ketë qenë nipi i tij Florjan Çaushi, lidhur me një ngjarje të disa viteve më parë.
Florjan Çaushi para disa vitesh ka marrë peng tregtarin Syria Delin për një borxh të pretenduar 20 mijë euro.
Ai pasi e keqtrajtoi dhe e dhunoi tregtarin, u arrestua dhe u dënua me 3 milionë lekë. Mirëpo lidhur me pengmarrjen xhaxhai i Florian Çaushit nuk ka pasur lidhje bën me dije gazetarja e News 24.
Mësohet, se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.









































