Google search engine
Home Lifestyle E divorcuar dhe me një bebe/ Konkurrentja e ‘Top Channel’ i përlot...

E divorcuar dhe me një bebe/ Konkurrentja e ‘Top Channel’ i përlot të gjithë me historinë e jetës së saj: Unë nuk e dija që do bëhesha njerkë, ai kishte dy fëmijë nga martesa e parë!

0
522

Serxhina është një nga konkurrentet e rubrikës “She’s on Top”, në “E diell”. Në puntatën e djeshme, Serxhina tregoi se ajo është nënë e një vajze dhe e divorcuar nga bashkëshorti. Historia e Serxhinës i përloti konkurrentet e tjera, jurinë e prezantuesen Argjira Spanca.

Serxhina tregoi se pas ardhjes në jetë të vajzës, kuptoi që bashkëshorti i saj ende vuante për të shkuarën e tij.

“Kur u martova isha 6-muajshe shtatzënë. Unë nuk e dija që përpara se të bëhesha nënë do bëhesha njerkë për faktin se ai kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Më thërrisnin ‘mam’. E kam dëgjuar këtë fjalë për herë të parë nga dy persona që nuk ishin fëmijët e mi. Shtatzënia nuk shkoi ashtu siç unë do doja. Kur shkova në atë shtëpi, lumturia zgjati 3 ditë. Momenti kur kam sjellë në jetë vajzën, ishte gjëja më e bukur e jetës sime. Pastaj filluan problemet. Kishte raste që ish-bashkëshorti im shtrihej dhe i mbusheshin sytë me lot. Në atë moment kuptova që ai nuk kishte hequr kurrë dorë nga e shkuara e vetë. U ndjeva e përdorur, mendoja që më donte, mendoja se nuk do kishte fund marrëdhënia ime me atë se për këtë kisha krijuar familje, e besoja shumë familjen. Kur pashë lot në sytë e tij që qante për një tjetër, aty vendosa mos të kthehem më. Falë Zotit më ka ndihmuar shumë familja ime. Pa ta nuk besoj se do e kisha marrë dot atë vendim sepse njeriu ka nevojë për mbështetje”, u shpreh Serxhina.

E divorcuar dhe me një bebe, konkurrentja e ‘Top Channel’ i

Ajo tregoi se për të patur një familje bëri shumë sakrifica duke mos vazhduar shkollën ndërsa bashkëshorti i thonte se ‘ajo nuk ishte asgjë’.

“Kam bërë shumë sakrifica për ta mbajtur atë familje, nuk vazhdova shkollën, e lashë përgjysmë. Doja të punoja, të shkollohesha, nuk e kisha këtë mundësi. Shpesh ai më thonte ‘ti pa mua je asgjë, ti nuk mund t’ja dalësh kurrë, unë të shkatërroj’. Por kjo nuk është e vërtetë sepse unë refuzoj t’ja jap më atë fuqi”, u shpreh Serxhina.

Serxhina tregoi edhe sesi vajza e saj i ka ndryshuar jetën. “Marrëdhënia ime me vajzën është përtej speciales, po rritem me të, është një ndjenjë kaq e veçantë, është më shumë sesa të marrësh frymë, është shumë emocion, nuk e imagjinoj dot jetën time pa atë. Tani kam mbaruar shkollën për menaxhim biznesi dhe po vazhdoj për lidership. Mua më kanë ndihmuar prindërit gjatë gjithë kohës, edhe kur kam patur, edhe kur s’kam patur. Tek ky emision nuk kam ardhur për të marrë një kurorë apo një çmim, thjesht kisha nevojë të dëgjohem. Atë frikën që kisha në mendjen time, ta zhdukja. Unë nuk kam ardhur të bëj konkurrencë me vajzat, unë po konkurroj veten time”, përfundoi Serxhina.

E divorcuar dhe me një bebe, konkurrentja e ‘Top Channel’ i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here