Në media është publikuar një video që ka kapur momentin e vrasjes së një afro-amerikani pasi ishte ndaluar në New Jersey nga një polic i bardhë për drejtim makine me shpejtësi.
Agjenti i kërkoi Maurice Gordon, 28 vjeç, të ulej në makinën e tij, për të pritur karroatrecin për të marrë veturën e tij. Djaloshi tentoi të ulej në vendin e shoferit, por agjenti përdori sprajin djegës, më pas e tërheq jashtë dhe e qëllon 6 herë.
Imazhet vijnë nga videokamera e kroskotit të makinës së policit dhe janë shpërndarë nga zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në New Jersey, që po heton mbi rastin e ndodhur më 23 maj, dy ditë përpara vrasjes së George Floyd.
Në rreth 30 minuta video, arrestimi duket rutinë. Agjenti Randall Wetzel merr informacionin e përgjithshëm të Maurice Gordon, të Poughkeepsie, New York, dhe thërret një kamion tërheqës. Polici i ofron një maskë dhe e ul në makinën e tij. Pas 20 minutash ulur në makinën e policisë, Gordon heq rripin e sigurimit dhe del nga makina.
Wetzel i bërtet atij disa herë që të qëndrojë brenda pasi duket se po lufton jashtë. Prokurori i përgjithshëm raportoi se Gordon u përpoq të hynte dy herë në vendin e shoferit të patrullës dhe se agjenti reagoi së pari me spraj dhe më pas e nxori jashtë dhe e qëlloi gjashtë herë gjatë një përleshje. Polici u pezullua, në pritje të rezultatit të hetimit.








































