Pas tryezës që u mbajt ditën e sotme të Këshillit të Integrimit i ashtuquajturi “plan të integrimit” janë zbardhur 15 pikat ose rekomandime të cilat duhet të përmbushen deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE.
Rekomandimet të cilat startojnë me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, uljen e azilkërkuesve, vijimin e reformës në drejtësi, reformën në administratën publike etj.
Pjesë e rekomandimeve është edhe “Track Records” ose ndryshe iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, si dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese si dhe miratimi i akteve për pakicat kombëtare dhe procesi i pronave.
15 REKOMANDIMET
Miratimi i reformës zgjedhore
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
Funksionimi i Gjykatës së Lartë
Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK
Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar
Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it
Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies
Vazhdimi i Reformës në Drejtësi
Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve
Progres në reformën e administratës publike
Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive,
administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.
Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.
Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit
Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave









































