Milani dhe Juventusi po përgatiten për gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë më 12 qershor, që është edhe sfida e cila do rikthejë futbollin italian pas një pezullimi 3-mujor.
Ndeshja e parë gjysëmfinale mes Juventusit dhe Milanit përfundoi 1-1. Mediat italiane raportojnë se ekipet kanë bërë gati edhe formacionet për këtë ndeshje,.
Trajneri i kuqezinjëve, Stefano Pioli provoi në stërvitje skemat 4-2-3-1 dhe 4-3-2-1 me Paquetan dhe Bonaventurën si mesfushorë të majtë dhe qendror. Calhanoglu do luajë pas Ante Rebic, që do zërë vendin e të dëmtuarit Zlatan Ibrahimovic.
Ndërsa Juventus testoi Dybalan si 9 fals ne Costan dhe Ronaldon përpara në sulm. Formacionet e mundshme të Milanit dhe Juventusit për gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Italisë:
Juventus (4-3-3): Buffon, Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Khedira, Bentacur, Matuidi, Costa, Dybala, Ronaldo.
Milan (4-2-3-1\4-3-2-1): Donnarumma, Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria, Kessie, Benaccer, Bonaventura, Paqueta, Calhanoglu, Rebic.









































