Google search engine
Home Lifestyle Në cilën zonë të Shqipërisë hedhin më shumë lekë nëpër dasma? Bujar...

Në cilën zonë të Shqipërisë hedhin më shumë lekë nëpër dasma? Bujar Qamili flet hapur dhe zbulon edhe qytetin më dorështrënguar

0
446

Këngëtari i njohur Bujar Qamili i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka treguar se cila zonë e Shqipërisë paguan më shumë nëpër dasmë dhe  cili shtet e lëshon lekun më shumë.

Arjola Shehu: Kush hedh më shumë lekë, Shqiperia e veriut e mesme apo e jugut?

Bujar Qamili: Shiko, nëse ja jepen disa mundësi, për të bërë disa koncerte, duhet t’i lësh të gjitha dhe të shkosh të bësh ato në Amerik.

Arjola Shehu: Për me vënë pak dhjamë.

Bujar Qamili: Jo asaj i thonë të vesh shumë dhjamë. Nëse të jepet mundësia të bësh vetëm 1 koncert, mos e ndërro Londrën me asnjë shtet të botës. Nëse do të shkosh nëpër dasma rregullisht, shko në zonën e Shijakut.

Arjola Shehu: Kush janë më të lodhurit?

Bujar Qamili: Zakonisht kudo që shkojmë, të shkretit çohen e hedhin lekun e bukës. Për shembull Shkodra nuk e ka traditë hedhjen e lekëve.

Arjol Mucaj: Unë kam dëgjuar nga një tjetër artist që performon në shtete të ndryshme i cili ka thënë se shqiptarët e Australisë hedhin shumë para, me mijëra dollarë, deri në 100 mijë dollar për koncert.

Bujar Qamili: Është e vertetë, australia është jashtëzakonisht mirë, dhe mbahet për hedhjen e lekëve. Këto 5 vitet e fundit ka rënë pak ritmi dhe leku dhe andej

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here