Google search engine
Home Politike “Këtë nuk do ta lejojmë”/ Gramoz Ruçi i jep paralajmërimin e fortë...

“Këtë nuk do ta lejojmë”/ Gramoz Ruçi i jep paralajmërimin e fortë Ilir Metës

0
298

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralajmëruar presidentin Ilir Meta se askush nuk do e cenojë reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, Ruçi doli kundër propozimit të platformës me 14 pika të Presidentit Meta ku propozohen edhe ndryshime në Reformën në Drejtësi.

“Hapja e negociatave është një fitore kombëtare. Këshilli Politik është dakordësuar për reformën zgjedhoren dhe kjo do të kontribuojë në realizimin e  zgjedhjeve me standardeve ligjore. Nuk do të lejojmë që të zhbëhet apo cenohet, apo ngadalësohet reforma në drejtësi”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here