Një punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar për “Telegrafin”, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Ministrisë së Arsimit, Agim Bërdyna.
“Po është e vërtetë se ka rezultuar pozitiv, ai ka qenë gjithë kohës në punë. E kemi njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, personi që ka dalë pozitiv është në vetizolim”, tha ai.
Deri tani në Kosovë me koronavirus kanë rezultuar 1263 persona, 912 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 31 viktima, që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.











































