Ragip Hajdini, i njohur si ‘Daja’ nga Kosova ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e sotëm.Hajdini u arrestua pak muaj më parë për grabitjen e 9 prillit të vitit të kaluar në Rinas.
Në ambientet e spitalit, nuk u lejuan që të futen të afërm për ta takuar.Takimet nuk janë lejuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në ambientet e Traumës ditën e djeshme është parë edhe Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Ky i fundit është vrarë gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes. Admir
Murataj është cilësuar nga prokuroria si koka e grupit. /AbcNews









































