Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingu gjejnë mbështetje te Avokati i...

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingu gjejnë mbështetje te Avokati i Popullit/ Bëhen bashkë dhe marrin vendimin e menjëhershëm, zbardhen detajet çfarë po planifikojnë

0
299

Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkarkuar nga Vettingu kanë krijuar një shoqatë e quajtur “Drejtësi për Drejtësinë” dhe i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vettingut.

Gjithashtu, Shoqata thotë se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vettingut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumenta të paplota dhe të pasakta.

Pjesë e shoqatës janë Gentian Trenova, Besa Nikëhasani dhe disa të larguar të tjerë nga sistemi i drejtësisë, të cilët e kanë akuzuar vazhimisht si të padrejtë vendimin për shkarkimin e tyre.

Ngritja e kësaj problematike vjen pak ditë pas rastit të Luan dacit, i cili u pezullua përkohësisht nga KPA, për shkak se në formularin e tij kishte deklaruar informacione të rreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here