Google search engine
Home Aktualitet Atentati ndaj Ardjan Çapjat/ Kamerat fiksojnë 3 autorët e maskuar që qëlluan...

Atentati ndaj Ardjan Çapjat/ Kamerat fiksojnë 3 autorët e maskuar që qëlluan me snajper me silenciator, njëri leu makinën me benzinë teksa po largoheshin

0
311

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Ardian Çapjas ditën e djeshme pranë shtëpisë së tij.

Bëhet me dije se autorët kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët pasi kanë qëlluar me snajper ndaj Çapjas, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona që dalin nga një makinë për të hipur në tjetrën.

Fillimisht njëri prej tyre, në ikje e sipër ka lyer me benzinë makinën që përdorën dhe më pas janë larguar me  një automjet Volswagen Sharon.

Kujtojmë se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe prej tyre janë kapur targat e makinës së autorëve. Targat janë AA821MD, të cilat rezultojnë se janë të vjedhura dhe i përkasin mjetit tip “Citroen C3”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here