Angelina Jolie kishte një arsye të fortë që e quajti vajzën e parë Shiloh.
Ishte 45-vjeçarja, Angelina ajo që i vuri emrin vajzës dhe është një emër që nderon një moment tragjik në historinë e familjes Jolie.
Është raportuar se Angelina në të vërtetë ka përdorur këtë emër kur qëndronte në hotele nëpër botë.
Ajo ka zbuluar se përdorte emrin Shiloh Baptist si pseudonim dhe që emri kishte një histori biblike.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, Angelina zbuloi: “Ishte një emër që prindërit e mi pothuajse ia vunë fëmijës së tyre të pare. Ndodhi një abort: Shiloh Baptist.
“Sepse babai im kishte xhiruar në Gjeorgji dhe ky ishte emri më jugor që mund të gjenin. Është një emër që gjithmonë më ka pëlqyer. Kam shkuar në hotele si: Shiloh Baptist.”
Angelina gjithashtu zbuloi se dëshironte t’u mësonte gjashtë fëmijëve të saj (Maddox, Paz, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox) të gjitha fetë, në mënyrë që të mund të bëjnë një zgjedhje të informuar.
Angelina tha gjithashtu se Brad dikur i dhuroi asaj një raft librash, i cili kishte libra për çdo fe.










































