Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se Ardian Çapja është qëlluar në një distancë 250-300 metra në vijë ajrore. Gazetarja e vendosur në zonën ku ndodhi atentati ndaj 55-vjeçarit tha se autori ka qenë i pozicionuar në kodrën e Krastës.
“Snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper. Automjeti tip ‘Volkswagen’ me të cilin janë larguar snajperisit dhe personi që e priste është me targa të vjedhura. Grupe ekspertësh kanë kontrolluar zonën por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.
Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër.
Dyshimet janë se bëhet fjalë për përplasje të grupeve kriminale. Çapjas i është dërguar dhe formulari nga OFL dhe policia e deklaronte si kreun e një grupi kriminal. Bëhet fjalë për një hakmarrje mes grupeve kriminale që vijon prej vitesh”, deklaroi Lala.








































