Google search engine
Home Aktualitet Skenar arratisje si në filma/ Dy shqiptarët çudisin policinë, mielli dhe uji...

Skenar arratisje si në filma/ Dy shqiptarët çudisin policinë, mielli dhe uji ishte ‘çelësi’ i tyre për të dalë nga qelia

0
361

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagonistë kanë qenë dy shqiptarë të cilët vuanin dënimin në një burg në Bellizi.

Ata u kapën nga policia në momentet e fundit teksa kishin planifikuar të realizonin një arratisje spektakolare.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët kishin hapur një vrimë në mur, të cilën e mbyllnin më pas me brumë që të mos diktohej.

Policia e burgut ua prishi planin shqiptarëve, pasi mbërriti në momentin kur ata po planifikonin heqjen e tullave nga muri. Autoritetet italiane raportojnë se shqiptarët u kapën teksa kishin përgatitur brumin me miell dhe ujë, që do ta përdornin si “suva artizanale”.

Dy të arrestuarit ishin dënuar me tre dhe dhjetë vjet burg.

Në vitin 2012 në të njëjtin burg janë arratisur katër persona të tjerë duke përdorur të njëjtën metodë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here