Google search engine
Home Aktualitet Shkoi të shuante zjarrin e makinës/ Policia zbulon si është gjendja e...

Shkoi të shuante zjarrin e makinës/ Policia zbulon si është gjendja e zjarrfikësit që mbeti i plagosur në Elbasan dhe çfarë ndodhi

0
278

Zjarrfikësi i plagosur në Elbasan, Dash Muhaxhiri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plumb në këmbë.

Në njoftimin zyrtar të policisë theksohet se në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses 38 vjeç.

 Sipas policisë dyshohet se  plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Policia njofton se në orën 09:37 u paraqit në spital Ardian Çapja, ndërsa makina u gjet në flakë në 09:43, pra pavarësisht mohimit të familjes për atentat ngjarjen kanë ndodhur në pak minuta dhe sipas grupit hetimor janë të lidhura me njëra-tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here