Google search engine
Home Politike Propozimi i Metës për kreun e KLSH/ Balla lëshon paralajmërimin: Institucioni është...

Propozimi i Metës për kreun e KLSH/ Balla lëshon paralajmërimin: Institucioni është zhytur në kaos!

0
279

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët u pyet nëse PS do ta pranojë propozimin e presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH.

Balla theksoi se Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është ai që vlerëson kandidaturën e se çdo gjë duhet bërë sipas procedurave të rregullta zyrtare.

“Prej shumë vitesh në Kuvendin e Shqipërisë, ajo që është më e rëndësishme procedurat për kreun e KLSH duhet të jenë shumë korrekte. Komisionin për Ekonominë dhe Financat bën shqyrtimin, ndërsa njësitë në Kuvend përgatisin aspektin procedurat të kandidaturën. Duhen procedura të rregullta dhe të gjejmë një procedurë të rregullt një fund që të gjejmë një zgjidhje.

Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas me emrin, për sa kohë më intereson procedura parlamentare. Nuk e gjej dot arsyen pse ka c’fazuar propozimet.  Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtën të miratojë ose të refuzojë. Presidenti ka detyrim që të konsultohet. Më vjen keq për deklaratat e presidentit. Ajo që është e rëndësishme është procedura parlamentare. Ky institucion është zhytur në kaos”, u shpreh Balla.

Presidenti Ilir Meta ka propozuar, Arben Shehun si kandidatin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here