Pak orë më parë një atentat u krye ndaj Ardian Çapjas në Elbasan. Fillimisht u tha se ai ishte rrëzuar në banesë, por mjekët dhe policia konfirmojnë se ai është plagosur.
Çapja është dërguar për në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është qëlluar me snajper, nga pas banesës së tij. Gjithashtu 55-vjeçari, pas plumbit të marrë është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës, deklaroi për mediat jashtë spitalit se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Operacioni i Çapjas ka përfunduar, ndërsa orët në vijim do të jenë vendimtare për jetën e tij.








































